Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Lansohet fjalori Japonisht - Shqip

Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze, ka bërë promovimin e fjalorit Japonisht -Shqip.

Fjalori shihet si një ndër mjetet më të fuqishëm në botë për të bashkuar popujt. Lansimi i tij është bërë në ambientet e “The Cambridge School”.

Luljeta Arifi, drejtore ekzekutive e këtij Asociacioni, theksoi se “edhe pse gjeografikisht jemi të largët me Japoninë, mësimi i gjuhës japoneze është një mundësi e shkëlqyer për të intensifikuar bashkëpunimin në fushën e arsimit, inovacionit dhe biznesit”.

“Për ta lehtësuar ketë komunikim e për të na e sjelle me afër Japoninë nëpërmjet komunikimit në gjuhën japoneze, ka punuar dhe vepruar me shumë përkushtim e dashuri, autorja e fjalorit Japonisht – Shqip, Reko Dida”, ka thënë ajo.

“Në këtë kontekst ajo ftoi që ta shohin perspektivën e të mësuarit të kësaj gjuhe, sepse siç thotë një shprehje e urte popullore, ‘të mësuarit e një gjuhe të huaj është si të ishe një person tjetër’”, thuhet në njoftimin për media të këtij Asocioacioni.

Edhe Vlerësohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Japonisë Arbëri Vlerësohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

Aty është paralajmëruar se në një të ardhme të afërt Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze do t'u mundësojë qytetareve të Kosovës të mësojnë gjuhën dhe kulturën japoneze.

“Në ketë aktivitet u nda përvoja prej perspektivës së studimeve të doktoraturës në Japoni nga Prof. Dr. Anjeza Alaj. Për këtë aktivitet u dhanë mesazhe përkrahëse nga Zyra Ndërlidhëse Japoneze në Kosove z. Mark Radoniqi dhe nga ambasadori Leon Malazogu i Ambasadës së Kosovës në Japoni”, thuhet më tej në njoftim.