Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rohde: Në Kosovë po lulëzon mësimi i gjermanishtes

Jorn Rohde

“Mësimi i gjermanishtes është trend që po lulëzon në Kosovë”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, të shtunën, duke njoftuar për hapjen e “Ditëve të Gjuhës Gjermane 2023”.

Në një shkrim në Twitter, duke lavdëruar partneritetin me shkollën “Loyola” në Prizren, ka thënë se nga ky bashkëpunim “studentë të panumërt” kanë mësuar gjuhën gjermane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka njoftuar po ashtu se në kuadër të “Ditëve të Gjuhës Gjermane 2023”, përgjatë majit do të ketë prezantime librash, ekspozita e madje edhe mbrëmje karaoke me këngë gjermane.

Se trendi i mësimit të gjuhës gjermane është në rritje mund të vërtetohet nga ritmi rritës i qytetarëve që kanë ikur në drejtim të Gjermanisë për të vazhduar jetën. Sistemi shëndetësor dhe ai i ndërtimtarisë janë më të prekurit nga ikjet e punëtorëve në drejtim të Gjermanisë.

E së fundmi, Gjermania ka iniciuar ndryshimet ligjore që pritet të lehtësojnë edhe më shumë pajisjen e kosovarëve me viza pune e leje qëndrimi.