Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rohde: Të jeni të sigurt se Gjermania do të mbetet partneri juaj

Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në platformën X ai ia ka bërë të qartë Kosovës mbështetjen e Gjermanisë.

Ndërsa, ka bashkangjitur edhe një video me pamje nga Prishtina.

“Të jeni të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë mike e ngushtë dhe partnere e fuqishme për ju”, ka thënë ai duke shtuar mbështetjen për rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Urime për 16-vjetorin e Pavarësisë ka pasur edhe nga ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ambasadorja izraelite Tammy Ziv dhe ambasadorja kroate Daniela Barisiq.