Studimet holistike antropologjike në Kosovë, dhe në përgjithësi ndër studiues shqiptarë, janë në numër mjaft të vogël. Përgjatë shekullit të njëzetë, hulumtimet mbi kulturën dhe shoqërinë janë bërë kryesisht nga fusha e etnologjisë. Këto studime morën hov në pjesën e dytë të shekullit të njëzetë dhe ishin të përqendruara në ruajtjen e dijeve dhe praktikave popullore si konstruksione kulturore.
Në njëzet vjetët e fundit, megjithatë, një grusht i studiuesve të rinj kanë ndjekur programe akademike në antropologji dhe kanë nisur të bëjnë vend në terrenin tradicional të etnologjisë. Në grupin e studiuesve aktivë, në rritën e studimeve antropologjike në Kosovë dhe Shqipëri, në këta vjetët e fundit padyshim është edhe Arsim Canolli.
Në vazhdën e hulumtimeve, në atë që ai e quan “kultura buknore” e Kosovës, së fundi ka publikuar edhe monografinë “Flija: vrojtim etnografik” (CUNEUS, 2019). Duhet thënë se në traditën e studimeve etnologjike, tematika e kulturës së ushqimit (apo kultura buknore) nuk është rrahur pothuajse fare nga studiuesit në Kosovë e Shqipëri.
Kjo mund të lidhet me hamendësimin e shumë studiuesve se numri më i madh i praktikave të kulturës buknore nuk janë konsideruar të denja për t’u ruajtur, sepse janë parë ose si të huaja, ose si primitive.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Buka si recetë e autenticitetit, flia përtej feve e perandorive
-
“Antropologjia kulturore...” – libër unik jo vetëm për antropologët
-
“Kosova Anthropologica” vë Kosovën në hartën shkencore ndërkombëtare
-
Katër libra të antropologut Arsim Canolli që mund t’i lexoni online
-
“Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” për identitet e vlera universale