Kulturë

Kulla me plot histori që rrezikon të shembet

Fare pak metra në vijë ajrore nga kulla e familjes Kajtazi është ajo e Tupellëve. Në mes e kanë edhe rrugën, asfalti i së cilës kalon pranë së dytës, por nuk mbërrin tek ajo e familjes Kajtazi në Kçiq të Vogël të Mitrovicës.

Në të djathtë të rrugës që merr përpjetën është kulla e ndërtuar gati që një shekull e gjysmë. Shumë herë i janë shkundur themelet e i është rrezikuar qëndrueshmëria. Më së keqi në historinë e saj e ka gjendjen tash, kur pothuajse sa nuk është shembur.

Disa shtylla druri që i janë vënë nga kryefamiljari Agim Tupella janë shpëtimi i tashpërtashëm. 43-vjeçari ka frikë se kulla do të rrëzohet shpejt, e do ta zërë ndonjërin prej familjarëve të tij aty. Fare pranë kullës është shtëpia e re, në të cilën Tupella thotë se nuk mund ta bëjë gjumin i qetë.

Megjithatë, në një ditë me diell të marsit, duke u bërë gati për të nisur punët e pranverës, Tupella ndalet për pak sa për të treguar namin dhe historinë e kullës ku u lind e u rrit.

Kulla e gurëve si blloqe

“Kullën e ka ndërtuar stërgjyshi im Ahmeti. Ai e ka trashëguar te djali i tij, Asllani, pastaj babai im Ferati dhe tash na takon katër vëllezërve”, thotë Tupella.

“Qysh e llogaritke plaku, babai i tij, [Ferati v.j.] kulla është ndërtuar para nja 135 vjetëve”, thotë ai më tej... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.