Rrëfimi i 85-vjeçarit, Ismajl Maqedonci nga Butovci i Prishtinës, për jetën e traditat bashkëshortore në një familje shqiptare, është përmbledhur në librin që dokumenton historinë gojore të një shekulli.
“Kujtesa e Kosovës: 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”, me dhjetë vëllime, u promovua të premten në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, transmeton emisioni Express në KTV.
Në këtë botim të realizuar nga Departamenti i Antropologjisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe Biblioteka Kombëtare, janë mbledhur njëqind histori gojore të pleqve e plakave që kanë rrëfyer për dramat jetësore, vuajtjet, gëzimet, dëbimet nga shtëpitë si pasojë e luftërave dhe kthimet në to.
Studentët e Departamentit të Antropologjisë, për një periudhë dyvjeçare, kanë kryer dhjetëra intervista me njerëz të moshuar, për ta realizuar këtë projekt.
Mbledhja dhe ruajtja e rrëfimeve të tilla të historisë gojore po konsiderohet të jetë një dukuri e re e qytetërimit modern.
Edhe
Sakralocidi serb në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë – trashëgimi e humbur që s’kthehet dot
Me rastin e promovimit të këtij botimi, u hap edhe ekspozitë me portretet e njëqind të moshuarve të cilët janë intervistuar.
Libri i financuar nga Ministria e Kulturës, do të jetë pjesë e institucioneve hulumtuese kulturore-arsimore.
-
Buxhovi: Ka akademik që ka marrë deri në 7 mijë euro në muaj e s’kemi një libër kredibil për historinë e Kosovës
-
“Një amerikane në Kosovë” për jetën jashtë kornizave të paragjykuara
-
“Një amerikane në Kosovë” nëpër kohë për një popull që është bërë i saj
-
Rrëfimet e folkloristëve – kujtesë e çmueshme në betejë për të vërtetën