Historia e Kosovës nuk është vetëm ajo e narrativave të mëdha e kronologjive me ngjarje politike. Përtej tyre janë pafund rrëfime njerëzish që jetuan përgjatë një shekulli, fate njerëzore e dëshmi të pathëna asnjëherë, shkruan sot Koha Ditore.
Tek shqiptarët, tradita gojore ka funksionuar si kult në vete, një institucion pa një godinë të veten, e ku ligjërues ishin të moçmit, rrëfimtarët, kurse nxënës brezat e rinj. I rrëmbyeri shekulli njëzet, siç e quante historiani Eric Hobsbawm, është tejet vendimtar për shqiptarët: një histori që nisi me vendime ambasadorësh në Londër e përfundoi me ndërhyrjen e Perëndimit në Kosovë.
Por një pjesë e rrëfimeve të njerëzve që ishin dëshmitarë të kohëve të mëdha tash e tutje do të jenë të monumentalizura në libra, në intervista të shkruara e audio. Të premten, në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bodgani”, është promovuar botimi i “Kujtesa e Kosovës”, 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka në gjithsej 10 vëllime.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)