Ekspozita përfshin fotografi të dimensioneve të vogla duke shfaqur pamje të grave, shumë prej tyre të turbullta dhe në lëvizje, pamje nga rrugicat e Stambollit, nga libri i Pamukut dhe jo vetëm. Pjesë e kësaj ekspozite ka qenë edhe vetë libri “Muzeu i Pafajësisë” i shkrimtarit Orhan Pamuk, mbi të cilin është frymëzuar ekspozita si dhe një aparat fotografik mbi të, si një lloj përshkrimi përmbledhës vizual që e njofton publikun me kontekstin e ekspozitës “Ku je, Fysun?”
Hapësirë reflektimi mbi kujtesën, identitetin dhe përvojën e gruas është shndërruar hapësira alternative “Lavjerrs” në Prishtinë me ekspozitën fotografike “Ku je, Fysun?” të artistes Arin Agich nga Maqedonia e Veriut, por që jeton e vepron në Budapest. Është projekt që e ndërthur rrëfimin personal me frymëzim letrar duke e trajtuar pozitën e saj në shoqëri nëpërmjet protagonistes nga romani “Muzeu i Pafajësisë” nga shkrimtari turk Orhan Pamuk.
Në vepër letrare, Fysun është si figurë e heshtur, simbol i lirisë së kufizuar të grave e si personazh i fragmentuar. Romani i Pamukut është botuar më 2008 dhe ai rrëfehet nga perspektiva e protagonistit mashkull, Kemalit, por Fysun mbetet figura rreth së cilës ndërtohet e gjithë historia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArtistja ka vërejtur se ndonëse kryepersonazh në roman, ajo mbetet e padukshme në një formë. Artistja Agich e portretizon nëpërmjet imazheve si grua që i mungon zëri.
Për KOHËN, artistja ka thënë se ka ndier sikur “Fysun nuk shihet vërtetë në libër” duke iu referuar faktit se protagonistja është vazhdimisht objekt dëshire e kujtese, por rrallë subjekt me zërin e saj. Kështu, ekspozita “Ku je, Fysun?” është si një lloj përpjekjeje për ta kërkuar atë përtej rrëfimit për të – në rrugët e Stambollit, në përvojat e grave të tjera dhe në vetë përvojën e artistes.
Ekspozita përfshin fotografi të dimensioneve të vogla duke shfaqur pamje të grave, shumë prej tyre të turbullta dhe në lëvizje, pamje nga rrugicat e Stambollit, nga libri i Pamukut dhe jo vetëm. Pjesë e kësaj ekspozite ka qenë edhe vetë libri “Muzeu i Pafajësisë” i shkrimtarit Orhan Pamuk mbi të cilin është frymëzuar ekspozita si dhe një aparat fotografik mbi të, si një lloj përshkrimi përmbledhës vizual që e njofton publikun me kontekstin e ekspozitës “Ku je, Fysun?”.
“Kur e lexova për herë të parë ndjeva sikur Fysun nuk shihet vërtet në libër dhe e lidha me rrugëtimin tim personal si grua dhe sa e vështirë është ndonjëherë të jesh në struktura të caktuara shoqërore dhe mjedise shoqërore dhe doja ta ndiqja atë dhe ta kërkoja dhe pastaj ta bëja në emër të të shohësh gruan dhe sa e rëndësishme është kjo. Dhe kjo është ajo që u përpoqa të sjell përmes ekspozitës sime me fotografi që u shkrepën në Stamboll, në rrugët ku historia e Fysunit ndodh në libër”, ka thënë artistja Agich.
Fotografitë janë poetike e tejet estetike. Por artistja ka thënë se mesazhet që bartin janë parësore.
“Mendoj se konteksti ballkanik është pak a shumë i ngjashëm sidomos kur bëhet fjalë për strukturat shoqërore. Kështu që e gjeta Prishtinën si qytet dhe njerëzit që janë këtu që do ta mirëpresin dhe do ta kuptojnë shumë mirë kontekstin. Për të qenë shumë e sinqertë, për mua është shumë më e rëndësishme të kesh një tregim të mirë pas tij sesa estetikën. Unë nuk jam një fotograf profesionist. Pra, teknikisht, unë thjesht ndjek ndjenjën time të zorrëve kur kap momente të caktuara”, është shprehur ajo.
Artistija ka treguar se fotografitë janë realizuar gjatë qëndrimeve të saj në Stamboll në vitet 2024 dhe 2025 duke ndjekur gjurmët e personazhit që për të është shndërruar në simbol të shumë grave që mbesin të padukshme.
Ekspozita është kuruar nga profesoresha e Psikologjisë, Kaltrina Kelmendi. Ajo e sheh projektin si reflektim mbi kujtesën, identitetin dhe kufijtë e padukshëm që shoqëria u imponon grave.
“Arin iu afrua Fysunit jo si një personazh për t'u portretizuar, por si një lente, si një mënyrë për të parë. Kamera e saj nuk kërkoi hapësirën e Fysunit. Në vend të kësaj, ajo kërkoi hapat e saj. Për rrugët që ajo mund të ecë, hapësirat në të cilat mund të banojë dhe objektet e zakonshme të jetës të jetuara me dhe për pritshmëritë e të tjerëve”, ka thënë ajo.
Sipas kuratores, fotografitë trajtojnë ndarjen mes asaj që një grua ndien dhe asaj që shoqëria pret prej saj.
“Në këtë kontekst, gratë janë gjykuar gjithmonë për atë që duam ose si duam, për vizionin që mbajmë, për faktin që flasim shumë ose shumë pak. Por ajo që ia vlen vërtet është fakti se gjykimet që vijnë nga jashtë ndonjëherë bëhen edhe një zë i brendshëm”, ka thënë ajo, duke e vlerësuar ekspozitën si hapësirë për shërim dhe aktivizëm.
Drejtoresha e “Lavjerrs”, Nora Loxha-Sahatçiu, e ka cilësuar ekspozitën si projekt të veçantë që përputhet me karakterin alternativ të kësaj hapësire kulturore.
“Është me të vërtetë një ekspozitë e veçantë, për atë e ka merituar vendin e saj në ‘Lavjerrës’ duke qenë një hapësirë alternative. Tamam kjo hapësirë i përshtatet këtij vendi sepse kombinimi që ka bërë Arin me ecjet nëpër kohë, me emocionet e saj dhe me mesazhin që e përcjellë që secili gjatë rrugëtimit të vet jetësor dhe punës së tyre kreative e gjen një pjesë të vetvetes, është një mesazh shumë me rëndësi për të rinjtë”, ka thënë ajo.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Agich ka folur për fotografinë si pjesë të procesit të vetëzbulimit dhe shërimit personal.
“Udhëtimi im fotografik filloi si një vetë-zbulim. Kuptova se disa nga proceset e mia dhe disa nga historitë e mia nuk mund të ndahen me fjalë. Dhe ishte pjesë e rrugëtimit tim psikoterapeutik”, ka thënë ajo nëskenë duke bërë me dije se ekspozita është e ndarë në pesë seksione tematike dhe se rrugëtimi me figurën e Fysunit vazhdon ende.
Ka thënë se nuk e ka gjetur protagonisten e ekspozitës së saj, por ka gjetur copëza të vetvetes.
“Dy ditë më parë mora një pyetje, ‘Arin, a e gjete Fysunin?’ Kanë kaluar më shumë se dy vjet. A jeni ende në kërkim të saj? Dhe kuptova se është një pyetje kaq e bukur dhe kuptova se jo, nuk e kam gjetur Fysunin. Nuk mendoj se Fysun është dikush që dëshiron të gjendet, por kam gjetur kaq shumë pjesë të vetes. Mësova shumë për veten time”, ka thënë ajo.
Arin Agich është hulumtuese sociale me fokus në sociologji dhe fotografe autodidakte. Praktika e saj artistike ndërthur kërkimin akademik me rrëfimin vizual, duke eksploruar tema të identitetit, kujtesës, përkatësisë dhe përvojave të grave në shoqëri të ndryshme. “Ku je, Fusun?” është prezantuar më parë edhe në Budapest, ndërsa në Prishtinë vjen si ftesë për të reflektuar mbi mënyrat se si shoqëria formëson jetët individuale dhe mbi rëndësinë e gjetjes së zërit të vet në mes të pritshmërive kolektive.