Kur arsimtari i lëndës së artit figurativ në shkollë fillore kishte mbledhur punimet e nxënësve për t’i vlerësuar me nota, nja katër a pesë sosh nuk ia kishte kthyer fare Musë Prelvukajt.
Asokohe Prelvukaj nuk kishte marrë guximin as ta pyeste arsimtarin se përse ia kishte marrë punimet, shkruan sot “Koha Ditore”. Por disa ditë më pas, nxënësi i lindur në Martinaj të Gucisë, ku edhe ka kryer shkollën fillore, ishte befasuar.
Veprat i kishte parë të ekspozuara në muret e shkollës. Me këtë kishte marrë vesh se punimet e tij ishin vlerësuar goxha lart. Ky rast ishte një indikacion i mirë që Prelvukaj të vazhdonte të vizatonte. “Pa më treguar më janë ekspozuar punimet”, kujton Prelvukaj i lindur më 1950.
Ithtar i formës dhe hapësirës
Tashmë në pension, ai vazhdon të krijojë në banesën e tij në Prishtinë. Dhomat janë një lloj galerie në vete. Por edhe arkiv. Artisti është edhe arkivist pasionant. Ruan çdo shkrim gazete a reviste kulturore që e ka lexuar. I pret ato dhe i ngjet në fletore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)
-
Musë Prelvukaj, gjysmë shekulli në rrugën e artit pamor
-
Arti përtej historisë ruan të vërtetën që s’mund të zëvendësohet
-
“I kemi 12 orë – kinse art” 20 vjet pas me pyetjet e njëjta
-
Ministrisë s’i bëhet vonë për portretet e shpërfytyruara të artistëve
-
Musë Prelvukaj lidh vijat e retrospektivës që bëhet rrëfim universal