Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kroatët “votojnë” kundër muzikës turbo-folk

Tema e muzikës turbo-folk përherë e ka ndarë opinionin në dysh: në njërën anë ata që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë, në tjetrën pala që irritohet sapo të përmendet.

Prej “shundit” dhe “kiçit” – të tjera terme që shpesh përdoren për turbo-folkun – shumë janë të tmerruar saqë shpeshherë ka edhe thirrje për t’i ndaluar koncertet e tilla, shkruan “Večenji.hr”

Verën e kaluar u bë skandal kur kryetari i Pulës ndaloi koncertin e një grupi këngëtarësh serbë të këtij zhanri. Me gjithë kritikat negative, përqeshjes e ndalesave, këngëtarë turbo-folku shpeshherë mbushin sallat në Kroaci dhe për këtë ueb-faqja e gazetës “Večerni list” ka realizuar anketën me pyetjen: “A dëgjoni turbo-folk?”

Shpejt, së paku rezultatet kanë dalë kundër këtij soji të muzikës teksa më shumë vota ka marrë përgjigjja: “Jo, mendoj se është muzikë kiç”, përderisa pesëfish më pak vota ka marrë përgjigjja: “Po, mendoj se është muzikë që të prekë në zemër”.

Për fenomenin e turbo-folkut dikur ka komentuar Aleksej Gotthardi-Pavlovsky, autor i librit “Popullorxhinjtë dhe turbo-folku në Kroaci – përse (nuk) i pëlqejmë?”

Edhe “Eurovision”: “Sherri ballkanik” për “Jugosllavinë” Kulturë 4 muaj më parë “Eurovision”: “Sherri ballkanik” për “Jugosllavinë”

“Realisht më shumë më ka befasuar popullariteti me të madhe i kësaj muzike në Kroacinë e viteve ’60 e që unë nuk kisha haber për të. Megjithatë, siç e kam shkruar edhe në libër – ajo që është për të habitur në krejt këtë, është pikërisht habia jonë. Përse habitemi për popullaritetin e kësaj muzike kur ajo është krejt logjike? Në krejt botën do të gjeni njëfarë versioni në ‘bërllokut’, muzikës komerciale e cila është fort shabllon, aspak e thellë, krejt përtokë dhe për këtë fort e popullarizuar. Përse kroatët dhe kroatet do të bënin përjashtim”, kishte thënë ai.

Përkufizimi bazik e njeh turbo-folkun si nënzhanër të muzikës pop bashkëkohore me origjinë në Serbi, që fillimisht u zhvillua gjatë viteve 1980 dhe 1990, me stile të ngjashme muzikore në Bullgari, Rumani dhe Shqipëri ku njihet si tallava.

Por në Serbi turbo-folku është më shumë sesa nënzhanër muzikor. Ani pse fillet i gjenden edhe më herët, vitet ‘90 konsiderohen si shpërthyese për këtë lloj, veçmas në Serbi. “Mbretëreshë” e turbo-folkut konsiderohet këngëtarja Svetlana Razhnatoviq – Ceca, e veja e kriminelit të luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan.

Në fakt, turbo-folku – një term autorësinë e së cilit e mban këngëtari malazias Rambo Amadeus – është frymë dhe janë bërë studime për të. Njëri prej tyre është ai me titull “Turbo-folku i luftës në Serbi” i Isaac Chakyan Tangut, botuar në “Harvard International Review” e në shqip u botua në “Shtojcën për kulturë” të KOHËS Ditore.

“Luftërat brutale jugosllave të viteve 1990 jo vetëm që krijuan vendet si Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Sllovenia, por gjithashtu çuan në një rritje të popullaritetit të muzikës së luftës së quajtur turbo-folk. Të tri grupet në luftë kishin versionet e tyre të këngëve turbo-folk, por ajo më e spikatura mbetet në Serbi. Për të kuptuar plotësisht tekstet e këtyre këngëve dhe popullaritetin e tyre, është e rëndësishme të njihet historia e Ballkanit dhe implikimet për marrëdhëniet e sotme...”, shkruan ndër të tjera ky autor, teksa jep edhe shembuj se si ky soj muzike në Serbi madhëron kriminelët.

Edhe Kënga “Jugoslavija” nxit reagime para finales për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovision Kulturë 5 muaj më parë Kënga “Jugoslavija” nxit reagime para finales për ta përfaqësuar Serbinë në Eurovision

“Ndoshta më e famshmja nga këto këngë turbo-folk luftarake është kënga ‘Serbia e fortë’ ose ‘Karaxhiq, udhëhiq serbët e tu’ në titullin origjinal. Titulli i referohet Radovan Karaxhiqit, një oficer ushtarak serb i Bosnjës, i cili në vitin 2016 u dënua për gjenocid kundër myslimanëve boshnjakë. Teksti i kësaj kënge shpall se ‘e gjithë toka serbe është sulmuar’ dhe i etiketon kroatët si ‘fashistë’ (referencë për regjimin ustash të Luftës së Dytë Botërore) dhe boshnjakët si ‘turq’, duke paralajmëruar të dyja grupet që të ‘kenë frikë’ nga luftëtarët serbë. Në videoklip kënga luhet nga dy ushtarë të kamufluar, të cilët më vonë u dënuan për krime lufte. Kjo këngë njihet edhe nga ‘Remove Kebab’ (referencë islamofobike për gjenocidin kundër boshnjakëve) dhe ‘Zoti është serb’”, shkruan ai.

Sipas Isaac Chakyan Tangut, aspekti më shqetësues i kësaj muzike lufte turbo-folk lidhet me popullaritetit e vazhdueshëm në Serbi. “Liderë të luftës dhe ushtarë, ashtu sikurse edhe ndjenja nacionaliste, mbeten jashtëzakonisht të njohura duke përjetësuar përçarje dhe urrejtje. Më shumë se gjithçka tjetër, kjo muzikë dhe popullariteti i saj dëshmojnë destabilitetin e vazhdueshëm në Ballkan dhe rrugën e gjatë deri te një paqe e qëndrueshme”, shkruan ai.

LEXO EDHE