Hartimi dhe miratimi në afat rekord i Projektligjit për trashëgimi kulturore dhe atij për liritë fetare do t’i hapte rrugë Kosovës për të aplikuar sivjet për pranim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por puna për këto projektligje, që janë kusht për aplikim, duhet të nisë nga fillimi. E sipas zyrtarëve institucionalë, konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë, do t’i paraprinte procesit të aplikimit për anëtarësim në UNESCO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitin 2015, sherri i tri votave, Kosova nuk arriti të marrë besimin e Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë anëtarja e 196-të e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë. Nëse nuk e arrin afatin e tetorit të këtij viti, Kosova duhet të presë deri më 2019 për të aplikuar sërish, që të bëhet pjesë e UNESCO-s... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.