Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kosova e Shqipëria harrojnë dështimet, përsërisin kalendarin kulturor

Ministrat e Kulturës të Kosovës dhe të Shqipërisë për të pestin vit me radhë kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor Vjetor.

Ceremonia e firmosjes së këtij protokolli është mbajtur të hënën në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pas një takimi paraprak të zhvilluar ndërmjet dy homologëve në një hotel privat në qendër të qytetit jugor, shkruan sot “Koha Ditore”. Por ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Kujtim Gashi, dhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, kanë hedhur firmat në një protokoll të ri duke lënë anash krejt dështimet e viteve të kaluara sa i përket kësaj marrëveshjeje ndërshtetërore.

Për disa prej drejtuesve të institucioneve qendrore të kulturës, Kalendari i përbashkët kulturor bëhet vetëm sa për të dalë në media e për të marrë poza gjatë nënshkrimit të tij, pasi realizimi i aktivistëve mbetet vetëm në letër. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pranon që ngecjet janë të shumta e si zakonisht premtohet se do të punohet më shumë në realizmin praktik të marrëveshjes.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka vlerësuar se ky akt hap rrugë të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku institucionet marrin përgjegjësi, por nuk e prekin skenën e pavarur kulturore. Ndërsa ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, ka pohuar se ky është formalizim i një komunikimi kulturor, merita për të cilin u shkon në radhë të parë njerëzve të kulturës, qoftë të institucioneve publike, qoftë të skenës së pavarur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)