Pasi Sarajeva e shpalli persona non grata fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, një gjë të tillë sot e bëri edhe Kosova.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, këtë e bëri të ditur në një postim në facebook.
“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë”, shkruan ai.
“Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, përfundon Pacolli.
Artikuj të ngjashëm
-
Handke – non grata në Kosovë, hero për serbët
-
Peter Handke shpallet persona non grata në Sarajevë
-
“The Handke Project” do t’ia heqë maskën mohuesit të gjenocidit në Teatrin e Luftës
-
OKB-ja e konsideron të paligjshme shpalljen “non grata” të një zyrtari rus në Kosovë
-
Vuçiqi e shpërblen me “Yllin e Karagjorgjit” mohuesin e gjenocidit