“Përnjëmend e hap gojën fort e palidhje”, tha Itzie. “Pse po e hap gojën tërë kohën?”
“Nuk e përmenda unë, Izt, nuk e përmenda”, tha Ozzie.
“Edhe, çka po të ha palla për Jezu Krishtin?”
“Nuk e përmenda Jezu Krishtin. Ai e përmendi. Madje as që e dija se për çfarë po fliste. Jezui është historik, vazhdonte të thoshte. Jezui është historik”. Ozzie e imitoi zërin monumental të Rabinit Binder.
“Jezui ishte person që jetoi si unë e si ti” vazhdoi Ozzie. “Ja çfarë tha Binder-i”.
“Po a?... Edhe çka! Çka më kërcet nëse jetoi a jo. Dhe, pse duhet ta hapësh gojën!” Izzie Liberman e pëlqente gojë-mbylljen, posaçërisht kur bëhej fjalë për pyetjet e Ozzie Freedman-it. Zonja Freedman ishte detyruar ta takonte Rabinin Binder dy herë më parë lidhur me pyetjet e Ozzie-t dhe këtë të mërkurë, në ora katër e tridhjetë, do të ishte hera e tretë. Itzie preferonte ta mbante nënën e Ozzie-t në kuzhinë; ai pëlqente hollësira të tilla si gjestet, fytyrat, hungërimat dhe zhurmat më pak delikate...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
“Grue prej zjermi” në rrëfimin e sinqertë ku rilind pasioni
-
Ministri nxitës i Izraelit bën thirrje që “i gjithë Libani të digjet”
-
Katy Perry shpjegon se si Justin Trudeau ia ndryshoi jetën
-
“Mësova se duhej të heshtja, dhe kjo ndodhi në kufirin serb”
-
Hajdari tregon për kërcënimet pas vendimit që të kalojë nga Zvicra te Kosova