Me krejt peshën Ozzie u gjunjëzua mbi derën e mbyllur; menjëherë iu bë e qartë se shpatullat e Rabinit Binder do të mundë ta fluturonin atë, duke e bërë cifla drurin e duke e katapultuar trupin e tij në hava. Por dera nuk lëvizi dhe nën veten ai dëgjoi vetëm gjëmimin e hapave, në fillim thekshëm, pastaj zbehtë, sikur bubullimë që ikën tutje.
Vijon nga numri i kaluar i shtojcës
Një pyetje kërciti mes për mes trurit të tij. “A jam unë?” Për një katërmbëdhjetëvjeçar që posa e etiketoi liderin e tij religjioz si një bastard, madje dy herë, kjo nuk ishte pyetje e pavend. Duke u bërë më e zhurmshme përbrenda tij, pyetja po e shponte – “Jam unë ky? Jam unë ky?” – derisa nuk e gjeti më veten të gjunjëzuar, por duke vrapuar çmendurisht drejt majës së kulmit, me sytë e përlotur fort, grykën duke ulëritur dhe duart e hallakatura në ajër thuajse nuk ishin të tijat.
“A jam unë? A jam unë UNË UNË UNË! Duhet të jem unë – por a po ndodh kjo!”
Është pyetja që hajni duhet t’ia bëjë vetes në natën kur e hap me levë dritaren e tij të parë dhe thuhet se është pyetja që dhëndurët ia bëjnë vetes para altarit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)