Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Konfiskohet vepra prej 450 mijë eurosh e Picassos

(AFP) – Vepra në vlerë prej 450 mijë eurosh, autor i së cilës është Pablo Picasso, është konfiskuar në Ibiza pas kontrollit të valixhes së një udhëtari, kanë konfirmuar autoritetet doganore të Spanjës.

Vizatimi i titulluar “Tri figura” i vitit 1966 është gjetur në bagazhin e shtetasit zviceran, i cili synoi që veprën ta fuste në Spanjë, duke tentuar që atë të mos ua deklaronte doganierëve duke pretenduar se bëhet fjalë për një kopje dhe se nuk ka vlerë, ka raportuar AFP-ja.

Sipas ligjeve spanjolle, duhet të deklarohet çdo vepër arti, vlera e së cilës i kalon 150 mijë euro.

Udhëtari ua ka treguar doganierëve faturën prej një mijë e 500 eurosh, por për shkak të dyshimeve për tregti të zezë me vepra arti, bagazhi është kontrolluar në detaje dhe është gjetur fatura tjetër në shumën prej 450 mijë eurosh. Ajo është lëshuar prej galerisë në Zürich me komentin se bëhet fjalë për “Tri figurat” të Pablo Picassos. Sipas një ekspertize preliminare, është konfirmuar origjinaliteti i veprës. Po ashtu është vërtetuar se fatura që ka lëshuar galeria përputhet me çmimin e saj në treg.

Artikuj të ngjashëm