(The Washington Post) – Këtë pranverë, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, lëshoi një urdhër ekzekutiv që ndalon bizneset të kërkojnë nga klientët e tyre që të provojnë se janë vaksinuar kundër koronavirusit. Ai gjithashtu nënshkroi një ligj që ua ndalon këtë gjë bizneseve duke kërcënuar shkelësit me dënim me mijëra dollarë.
Një menaxher në Florida mendon se ka një zgjidhje: ofron bileta 18 dollarë për këdo që është i vaksinuar dhe ka vendosur çmimin për një biletë 999 mijë e 99 dollarë për të gjithë të tjerët.
“Unë nuk po ia ndaloj hyrjen askujt”, ka thënë Paul Williams. “Thjesht po ofroj një zbritje”.
Zyra e guvernatorit ka thënë se vendosja e çmimeve të tilla shkel rregullat e Floridës: “Tarifimi i çmimeve më të larta për biletë për individët që nuk kanë prova të vaksinimit diskriminon padrejtësisht njerëzit që kanë të drejta që mbështeten edhe me ligje të Floridës”, ka thënë Christina Pushaw, zëdhënëse për media në zyrën e guvernatorit republikan, në një email për “Washington Post”.
Williams ka thënë se zgjedhja e tij është e sigurt - urdhri ekzekutiv ka dënime të kufizuara dhe ligji i ri nuk hyn në fuqi kur do të mbahet koncerti i tij punk-rock, i planifikuar për 26 qershor në qytetin Shën Petersburg që ndryshe njihet edhe si qyteti i diellit. Por, ka thënë se ishte i papërgatitur sa u përket reagimeve që erdhën: mesazhet kundër vaksinimit në “Facebook”, thirrjet e papritura të bezdisshme dhe porositë se “mbështetësit tuaj do t’ju vrasin”.
"Nuk e dija se të tregoja kujdes për komunitetin do të më bënte Hitler”, ka thënë ai në një intervistë të shtunën, duke mos pranuar të tregonte sa vjeçar është, për shkak të privatësisë. Ka thënë se ai dhe grupi i tij do t’ua dërgojnë mesazhet kërcënuese organeve ligjore.
Reagimi rreth kësaj ngjarjeje modeste për disa qindra njerëz nënvizon ndarjet e thella për atë se si duhet të jetë kthimi në normalitet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkundër rezistencës së vazhdueshme për vaksinim.
I pyetur, të shtunën, nëse ai është penduar për këtë dallim në çmim – që mori vëmendjen e mediave - Williams ka thënë se: “I qëndrojnë besnik vendimit të tyre”.
Pak bileta me “zbritje” kanë mbetur ka thënë ai të shtunën. Në ueb-faqen e grupit “Teenage Bottlerocket”, është bërë e ditur se janë shitur bileta për koncerti në Shën Petersburgut. Asnjë biletë e vendosur me çmimin “standard” nuk është shitur.
Williams ka bërë të ditur se ndjekësit e koncertit duhet të paraqesin në hyrje letërnjoftimi dhe kartën e vaksinimit për të hyrë.
Miguel Chen, basisti i grupit “Teenage Bottlerocket”, ka thënë në një intervistë se grupi i tij ishte i etur për të performuar pas anulimit të turneut ndërkombëtar për shkak të pandemisë - një kohë shkatërruese për shumëkënd në skenën muzikore. Chen ka thënë se koncerti i fundit i grupit ishte në mars të 2020-s.
"Është e qartë se Covidi dhe muzika do të duhet të bashkëjetojnë për ca kohë”, ka thënë ai. “Pra, ne patëm këtë ide... le të kontaktojmë këta promovues dhe të dalim me një zgjedhje kreative për të mbajtur shfaqje të sigurta”.
Disa ngjarje tashëm kanë nisur të mbahen. Të tjerët po i kufizojnë kapacitetet. Si dhe ishte ideja e Williamsit.
“Kur e dëgjuam për herë të parë, menduam se ishte një shaka”, ka thënë Chen. Por anëtarët e grupit kishin marrë shpejt vendimin e tyre të etur për të interpretuar, duke mbrojtur njëkohësisht familjet e tyre. Ata ranë dakord që nëse Williams mendonte se kjo ishte “mënyra më e mirë për të organizuar në mënyrë të sigurt një festë në qytetin e tij, atëherë ne do ta mbështetnim atë dhe e mbështetim”, ka thënë Chen.
Duke biseduar nga Teksasi - një shtet tjetër i udhëhequr nga republikanët ku kufizimet për covid-19 janë larguar - Chen ka thënë se ai është i njohur me ndarjet rreth vaksinimit dhe dëshiron të respektojë pikëpamjet e njerëzve.
Por “unë asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se do të jem në një pozitë ku do të kërcënohem për përpjekjet e mia për të luajtur muzikë dhe përhapur gëzim”, ka thënë ai.
Williams ka thënë se nuk njeh dikë që ka bërë një plan të tillë sa u përket biletave. Ekspertët ligjorë i kanë thënë “The Post” se të organizatorë të tjerë në Floridë duhet të tregojnë kujdes kur marrin vendime të tilla, pasi që ligji me dënim hyn në fuqi në korrik.
Një rritje kaq e madhe e çmimeve për të pavaksinuarit "shkel frymën" e Floridës sa i përket ndalesës për të kërkuar prova të imunizimit, ka thënë Andrew Zelmanowitz, një avokat biznesi me qendër në qytetin Fort Lauderdale. Ai ka thënë se është ndryshe, karshi programeve modeste që shumë biznese po përdorim për të inkurajuar vaksinimin.
Eric Feldman, një profesor në shkollën juridike të Universitetit të Pensilvanisë, i cili ka ekspertizë në politikën shëndetësore, ka thënë: “Në thelb thuhet se nëse nuk na tregoni prova se jeni vaksinuar, ne do t'ju trajtojmë vërtet keq”.
Pushaw ka thënë se zyra e guvernatorit “nuk mund të spekulojë se çfarë do të ndodhë në çfarëdo rasti specifik” dhe se koncerti do të dëmtonte respektimin e ligjit.
"Ka individë që kanë çështje mjekësore ose besime fetare që nuk ua lejojnë të vaksinohen dhe ata individë janë anëtarë të klasave të mbrojtura”, ka thënë Pushaw në një email të shtunën. “Gjithashtu, guvernatori ka qenë i qartë në qëndrimin e tij se askush nuk duhet të përballet me diskriminim për shkak të statusit të vaksinimit”.
Urdhri ekzekutiv thotë se biznesi në Florida nuk mund të kërkojnë “ndonjë dokumentacion që vërteton vaksinimin kundër COVID-19 ose dokument për kalimin e virusit për të fituar qasje, hyrje ose shërbim nga biznesi”, ngjashëm me ligjin e ri. Ai thotë se shkelësit nuk do të marrin grante ose kontrata nga shteti, dhe udhëzon agjencitë shtetërore për të zbatuar këtë ligj.
Një zëdhënëse e grupit “Teenage Bottlerocket”, Vanessa Burt, ka thënë se grupi e kupton që Williams po operon brenda ligjit duke ofruar një zbritje dhe "na ka siguruar që ai do të merret me çdo gjë”.
Fotolegj: Reagimi rreth kësaj ngjarjeje modeste për disa qindra njerëz nënvizon ndarjet e thella për atë se si duhet të jetë kthimi në normalitet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkundër rezistencës së vazhdueshme për vaksinim