Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Koncertet e Chopinit kalojnë online për shkak të koronavirusit

Adhuruesit e muzikës së Frederic Chopinit, që zakonisht mbushin parkun qëndror të Varshavës të dielave për koncerte në ambient të hapur, do të duhet të shijojnë online performancën javore, për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan agjencia Reuters.

Koncertet janë ngjarje kyçe në kalendarin kulturor veror të kryeqendrës së Polonisë, ku përformuesit u bëjnë serenadë qytetarëve në parkun “Royal Lazienki” me anë të veprave mjeshtërore të kompozitorit të madh.

Por, për herë të parë në më tepër se gjashtë dekada, është lëshuar muzikë vetëm nga altoparlantet të dielën, në ditën që është paraparë të jetë koncerti i parë i hapur i stinorit. Tifozët e Chopinit që nuk kanë qenë në park kanë mundur të dëgjojnë koncertin e parë edhe nëpërmjet YouTube, ku përformoi pianisti Karol Radziëonoëicz, në një përformancë të xhiruar më herët.

Vendimi për të transmetuar online koncertet, si rezultat i kufizimeve në tubime publike, është shqetësues, për Andrzej Matusiakun, drejtorin e Stoleczna Estrada, grupi që e organizon ngjarjen vjetore.

“Koncertet që kemi xhiruar kanë qenë pa shikues. Ishte e çuditshme, befasuese, për ne dhe për pianistët. Ata po luanin dhe nuk kishte audiencë, nuk kishte aplauz në fund”, ka thënë Matusiak.