Në kuadrin e 100 vjetorit të Jetimores së parë shqiptare (1917-2017), dhe javës së ndërgjegjësimit për të shtuar kujdesin për fëmijët jetimë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh” Kolec Trabonit me këtë motivacion: “Për merita të shquara si personalitet i artit, publicistikës dhe kulturës shqiptare, duke u bërë shembull frymëzimi, në veçanti, për gjeneratat e fëmijëve jetimë, të cilëve ai u përket”. ? E ndaj këtë kënaqësi me të afërmit, me të gjithë bashkmalësorët e mi në Traboin e mbarë Malësinë e Hotit, me bashkshkodranët e mi, me bashkemigrantët në Greqi dhe Amerikë, si dhe me miqtë dhe dashamirësit e letërsisë”, ka thënë ai pas marrjes së kësaj mirënjohjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo