Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka dekoruar me titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, profesorin e njohur amerikan dhe ekspertin për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer.
Meta e ka dekoruar Serwerin për lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA dhe mbështetjes së sovranitetit të Kosovës.
“Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, pata kënaqësinë e veçantë të nderoja me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, mikun e shquar të kombit shqiptar, prof. Daniel Serwer. Përherë mirënjohës për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA, për angazhimin shumë të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke spikatur veçanërisht si një zë i fuqishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut, sidomos në vitet e vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë. Ndihmesa e vyer e Prof. Serwer në shërbim të konsolidimit të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, meriton gjithashtu falënderim të madh”, ka shkruar Meta.
-
Kurti: Mirënjohës për analizat dhe këshillat e Serwerit për Kosovën dhe rajonin
-
Portreti politik e diplomatik i Skënderbeut, kryqtarit të fundit
-
Serwer: Kosova në dokument, por jo domosdoshmërisht në prioritet
-
Serwer: Dialogu i BE-së ka arritur limitet, SHBA-ja s’do të përfshihet
-
Serwer: Për momentin rajoni i Ballkanit në autopilot