Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vlerësuar tenorin e famshëm botëror, Plácido Domingo, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, në nderim dhe mirënjohje ndaj tenorit të jashtëzakonshëm me famë ndërkombëtare, i cili ka shkëlqyer me interpretimet e tij virtuoze në skenat operistike të mbarë botës.
“Me përulje të thellë për shembullin frymëzues, fisnik dhe artistik, duke na nderuar me praninë dhe interpretimin e tij të paharrueshëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës së Baletit dhe Ansamblit Popullor Shqiptar”, ka thënë presidenti Meta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalën e tij përshëndetëse drejtuar maestro Domingos, artistëve dhe personaliteteve të artit dhe muzikës, të pranishëm në ceremoninë e dekorimit, presidenti Meta, siç raportojnë mediat në Shqipëri, u shpreh se “ceremonia e sotme është një event i veçantë, pasi i kushtohet një prej personaliteteve më të shquara ndërkombëtarisht, një prej ikonave të gjalla të artit dhe muzikës botërore, tenorit të njohur Plácido Domingo”. “Muzika i jep shpirt universit, i jep krahë mendjes, i jep fluturim imagjinatës dhe i jep jetë gjithçkaje”, ka cituar presidenti Meta filozofin grek Platonin.
“Publiku është pjesë e jetës sime reale. Atmosfera e teatrit është oksigjeni im”, citohet të ketë thënë Domingo, i cili bashkë me sopranon e shquar shqiptare, Ermonela Jaho, interpretuan të mërkurën mbrëma një gala-mbrëmje me rastin e inaugurimit të rikonstruktimit të Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.
Presidenti Meta ka thënë se është privilegj i veçantë që ta vlerësojë sot një figurë kaq madhore dhe të rëndësishme të muzikës dhe operës botërore duke i akorduar atij titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
“Nuk mund të gjenim një titull më të mirë vlerësimi, që mban emrin e heroit tonë kombëtar, i cili vazhdon edhe pas kaq shekujsh të jetë frymëzim për rrugën evropiane të Shqipërisë”, përfundoi Meta.