Në Kishinev, një qytet provincial i Perandorisë Ruse (sot Chisinau, në Moldavi), më 19-20 prill të vitit 1903, 49 hebrenj ishin vrarë, mes së cilëve edhe disa fëmijë: shumë të tjerë ishin përdhunuar, e edhe më shumë kishin marrë lëndime.
Sinagogat qenë shkatërruar, dyqanet u plaçkitën dhe shtëpitë u shkatërruan apo dëmtuan.
Pas kishte përjetuar këto ngjarje një grua kishte thënë: “u tkurra, u përplasa si të isha një enë e mbushur me turp dhe ndyrësi”, shkruan Koha Ditore.
Viktimat i njihnin përdhunuesit e tyre, dhe shumë prej tyre bërtisnin emrat derisa rriheshin apo përdhunoheshin. Ata nuk ishin të mbrojtur nga autoritetet civile.
Si përgjigje ndaj thirrjeve për ndihmë, një oficer policor u kishte thënë hebrenjve se po e merrnin atë që e meritonin: policia i pengoi përpjekjet e hebrenjve për vetëmbrojtje duke ua konfiskuar armët. Dy të tretat e qytetit ishte prekur nga dhuna. Kjo ishte “vrasja Kishinev”, një “moment i tmerrshëm” në jetën hebraike në diasporë, shkruan Steven J.Zipperstein në librin e tij të ri shumë mbresëlënës, të titulluar “Pogrom”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)