Faza e tretë e masave lehtësuese lidhur me parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit ia riktheu gjallërinë sheshit të kryeqytetit.
Por ndryshe nga gastronomia e qendrat tregtare që u hapën sot, teatrot dhe kinematë do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura për publikun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka vlerësuar se hapja e këtyre institucioneve kulturore në këtë fazë paraqet rrezik, raporton KOHA.
Kinemaja “Armata” i ka bërë të gjitha përgatitjet që nga sot të fillojë me program të rregullt. Alush Gashi, i cili udhëheq me këtë institucion kulturor, thotë se është befasuar nga ky vendim.
Edhe Teatri Kombëtar i Kosovës ishte bërë gati që të fillonte punën me repertor të rregullt.
Shfaqja “Zgjimi i Pranverës”, e paraparë të jepej premierë në mars të këtij viti, u është kthyer provave pas disa muajve shkëputjeje.
Regjisorja Zana Hoxha e cilëson të palogjikshëm vendimin për moshapjen e teatrove në këtë fazë.
Udhëheqësit e këtyre institucioneve shpresojnë që së shpejti të merret një vendim tjetër lidhur me hapjen e kinemave e teatrove.
Shfaqja “Zgjimi i pranverës” planifikohet të jetë premiera e parë e këtij viti e Teatrit Kombëtar të Kosovës, më 12 qershor.