Tiranë, 27 mars - Këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar, Françesk Radi është shtruar në gjendje të rëndë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Burime konfirmojnë për Shqiptarja.com se Françesk Radi ndodhet në reanimacionin qendror ku është shtruar me urgjencë sot herët në mëngjes.
Të njëjtat burime pohojnë se Radi 67 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar një hemoragji cerebrale. Sipas mjekeve gjendja është kritike, dhe për këtë shkak është e pamundur të transportohet jashtë.
Bashkëshortja e tij, Tefta Radi ndodhet pranë tij në këto momente të vështira dhe apelon për ta nisur jashtë shtetit. Sipas saj, gjendja e Franceskut është tepër kritike dhe një mjekim i specializuar jashtë vendit mund t’i shpëtojë jetën.
“Gjendja e Françeskut është në rrezik”, tha ajo mes lotësh.
-
Shuhet kantautori Françesk Radi
-
I jepet lamtumira e fundit kantautorit, Françesk Radi
-
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
-
Vatikani njofton se Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore
-
Papa Françeskut i ndryshon trajtimi spitalor për shkak të një “situate komplekse klinike”