Më 18 gusht të vitit 1955, folk-këngëtari Pete Seeger ishte marrë në pyetje nga HUAC (“House Un-American Activities Committee” - Shtëpia e Komitetit të Veprimtarive jo-amerikane), lidhur me përkatësinë e tij në Partinë Komuniste Amerikane, së cilës i qe bashkangjitur para një dekade e gjysmë, ndonëse u largua nga përfshirja aktive në të, qysh në fillim të vitit 1950.
Për shkak se refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve për veprimet e tija politike, Seeger kaloi vite të tëra nën kërcënimin se do të burgosej, për shkak se, në thelb, kishte kënduar këngët e gabuara para njerëzve të gabuar, përcjell sot Koha Ditore.
Dënimi i tij për mospërfillje të Kongresit ishte shfuqizuar në formë të prerë në Gjykatën e Apelit, më 1962.
Si rikujtim për përvojën e Seeger me HUAC-un, në librin “Wasn’t That a Time: The Weavers, the Blacklist, and the Battle for the Soul of America”, Jeese Jarnow vrojton se të dyja, edhe anëtarët e komitetit edhe viktimat “ndanin një interes të përbashkët dhe besimin e njëjtë në fuqinë e këngës” – një besim që po ashtu e ndan edhe autori i librit.
Gazetar, prezantues i disqeve dhe muzikant, Jarnow ka shkruar një pasqyrë për ngritjen, rënien, ringjalljen e trashëigimisë së “Weavers”, kuartetit muzikor me seli në Greenwich Village, të themeluar në fund të vitit 1948, që përfshinte Seeger dhe po ashtu Ronnie Gilbert, Lee Hays dhe Fred Hellerman...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)