Reperi kontrovers Kanye West është paralajmëruar se policia do ta arrestojë nëse përmend nazistët gjatë koncertit në Sao Paulo.
Edhe pse së fundi ai ka shprehur pendim për deklaratat e tij antisemitike, autoritetet e Sao Paulos nuk duan të rrezikojnë kur Westi pritet të performojë në pistën Interlagos më 29 nëntor.
Duke folur për koncertin, kryetari i Sao Paulos, Ricardo Nunes, ka thënë se kushdo që flet për nazizmin apo ndonjë regjim fashist do të arrestohet gjatë ngjarjes.
“S’ka të drejtë të performojë apo të këndojë asnjë këngë në hapësirat publike të qytetit kushdo që promovon nazizmin. Do të bëjmë gjithçka të nevojshme për të siguruar që askush që promovon nazizmin të mos zhvillojë asnjë aktivitet këtu në Sao Paulo”, deklaroi ai.
Organizatorët Guilherme Cavalcante dhe Jean Fabrício Ramos rrezikojnë po ashtu arrestimin nëse artisti e shkel këtë rregull.
-
Kanye West performon para më shumë se 100,000 fansave në Stamboll
-
Italia ndalon koncertet e Kanye West dhe Travis Scott për arsye sigurie
-
Shqipëria ia hap dyert reperit kontrovers Kanye West
-
Kanye Westit po i anulohen një pas një koncertet në Evropë
-
Kanye West shtyn koncertin e planifikuar në Marseille