Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Katër dekadat e CD-ve, nga kënaqësia e dëgjimit të muzikës në mbeturina

(DW) – Kompakt-disku kishte kohë që ekzistonte. Kishte veç një argument të gjatë rreth asaj se sa muzikë duhet të shtypet mbi të. Më në fund, u ra dakord që koha e luajtjes së një CD-je duhet të jetë aq e gjatë sa të përshtatet me një nga veprat klasike më të famshme në botë “Simfoninë e 9-të” të Beethovenit në versionin 74-minutësh të Wilhelm Furtwänglerit. Në vitin 1981, CD-ja u prezantua në Ekspozitën e Radios në Berlin. Disqet e para të prodhuara në mënyrë industriale dolën nga linja e prodhimit më 17 gusht 1982 dhe legjenda thotë se albumi i ABBA “The Visitors” u dogj në to. Ndoshta ishte gjithashtu një regjistrim i “Një Simfoni Alpine” të Richard Strauss, nën dirigjimin e Herbert von Karajan, i cili që nga fillimi ishte deklaruar si një fans i madh i CD-së, madje atë e përshkruante si “një mrekulli”. Një tjetër legjendë thotë se ishin valset e kompozitorit Frederic Chopin ato që u shtypën në CD-të e para.

Pak kohë më vonë, “Sony” dhe “Philipps” lansuan “CD-playerët” e parë të qasshëm në treg të cilët sipas kursit të tanishëm të euros, kushtonin diku 1200 euro, shumë kjo e papërballueshme për shumë njerëz në atë kohë. Të dyja kompanitë kishin punuar së bashku në zhvillimin e tyre dhe shumë shpejt u erdhi koha që të pushonin, sepse biznesi i CD-ve tashmë po e prekte kulmin.

Në vitin 1984, vetëm në Gjermani u shitën 3 milionë CD, kurse në vitin 1989 kjo shifër arriti në 54 milionë. Dhe çmimi nuk ishte i lirë: një CD kushtonte 30-40 marka gjermane (rreth 15-20 euro), dyfish më shumë se një disk që luante gjatë. Dhe ky sukses erdhi përkundër faktit se askush nuk e dinte se sa do të zgjasnin të dhënat në disqe. Me kalimin e viteve, aparatet e CD-ve dhe CD-të u bënë më të përballueshme, dyqanet e disqeve duhej të riorganizoheshin pasi fansat e muzikës filluan të tregtonin koleksionet e tyre.

Kam shpenzuar shuma të tmerrshme parash për CD-të e reja të Pink Floyd dhe Prince. Po ashtu, dhe për albumin “White” të The Beatles - rekordi më i rëndësishëm i jetës sime deri më sot. Bleva dhe muzikë klasike, dhe gjithnjë e më shumë pop, rock, soul dhe funk. Pranë raftit tim të disqeve, u sistemua një raft me CD i cili u mbush shpejt. Vizitova kompanitë diskografike që ishin të vendosura në Cologne. Kështu, me kalimin e kohës koleksioni i tij kishte nevojë për më shumë hapësirë. Koleksioni im i CD-ve të Wunsch arriti numrin mbi 40 mijë. E për t’i hedhur ato apo për t’i përdorur për riciklim ishte një punë tjetër më vete. Isha përballë dy dilemave që t’i dhuroja ato duke i vendosur në një trotuar ku që kalimtarët mund t'i marrin - ose të krijojnë art prej tyre. Zgjodha të dytën.

Ndoshta zgjidhja më kreative ishte mbulimi i tavanit të zyrës sonë në qendrën e transmetimit Deutsche Welle me CD. Unë dhe kolegu im përdorëm çdo minutë të lirë për të ngjitur disqet e argjendta në tavan me shirit ngjitës. Ne gjithashtu i detyruam të trajnuarit dhe praktikantët tanë ta bënin këtë - në fund të fundit, ata duhej të mësonin se puna e një redaktori muzikor përfshin gjithashtu asgjësimin e CD-ve të vjetra promovues. Para ndonjë vendimi tjetër, dikush i dhënë krejtësisht pas muzikës vendosi t’i blejë ato. CD-të e mia të mbetura mbase janë të kufizuara në rreth 1 mijë sosh.

Edhe sot, herë pas here luaj muzikë nëpër festa. Shkollë krejtësisht e vjetër. DJ të tjerë përdorin laptopë, kanë muzikën e tyre në një hard disk të madh dhe e luajnë atë me softuer. Tingëllon joshëse – njësoj si të dëgjosh muzikë përmes “Spotify & Co”, e cila e ka shkatërruar CD-në prej vitesh.

Edhe Një pllakë gramafoni për 15 mijë dollarë Kulturë Një pllakë gramafoni për 15 mijë dollarë

Për të luajturit e disqeve të gramafonit është akoma më joshëse se listat e luajtjes së këngëve nëpërmjet platformës “Spotify”. Ndaj tyre isha bërë edhe më i varur, pasi që kisha flakur tutje koleksionin e CD-ve.

(Marrë nga DW, Silke Wünsch)