Prishtinë, 26 tetor – Pianistët Derek Han, Klevis Gjergji, Shkëlzen Baftijari e Bertrand Giraud kanë qenë personazhet e një komunikimi të përbashkët nëpërmjet muzikës. “Lavignac...” e Rachmaninoffit ka qenë pika kulmore kur tetë duar gjejnë harmoninë e interpretimit.
Vepra e Mozartit ka qenë thjesht një intro drejt një udhëtimi të gjatë e të jashtëzakonshëm pianistik. Derek Han e Klevis Gjergji koncertin e kanë hapur me “Sonatën për katër duar në C-major”. Kësisoj e kanë nisur dialogun muzikor instrumentisti amerikan e ai shqiptar, të martën mbrëma, në mbrëmjen e pestë të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale “Kosova KamerFest”, në Sallën e Kuqe në Prishtinë.
“Lavignac për katër pianistë” e kompozitorit Sergei Vasilievich Rachmaninoff është ekzekutuar ashtu siç e ka shkruar kompozitori (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer, sonte në “Express”
-
Maestroja i pianos zbërthen universin klasik me qasje unike moderne
-
“Reverie” në një teatër ku luajnë epokat muzikore
-
Ngjyrat e violonçelit dhe të kitarës ekuilibrohen në udhëtimin e tingujve
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”