Prishtinë, 17 tetor – Edicioni i 20-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale, “KamerFest” ka sjellë në Prishtinë një tjetër violonçelist të shquar. Pas Denis Shapovalov nga Rusia, të martën mbrëma skena ka qenë e rezervuar për francezin, Eric Courreges. Mbrëmja është hapur me “Trio për harqe në G-dur op.9, nr.1” Ludwing van Beethovenit.
Në Prishtinë, formacioni për këtë vepër solli në skenë violonçelistin Courreges, violinisten Sihana Badivuku e në violë Blerim Grubin. Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, trioja nisi koncertin që u titullua “Eric Courreges dhe miqtë”. Katër veprat e tjera që vazhduan pas asaj të Beethovenit, u interpretuan nga violonçelisti Courreges dhe miku i tij i ri, të cilin nuk e kishte takuar më parë, pianisti nga Shqipëria, Klevis Gjergji. Për të, violonçelisti Courreges ka pasur jo pak lëvdata ashtu sikurse edhe për miqtë e tij të tjerë që e kanë shoqëruar në koncert, shkruan sot Koha Ditore.
Koncerti i radhës në kuadër të “KamerFestit” është sonte, më 17 tetor, në Shkollën e Mesme të Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren. Aty do të perfomojnë Ozan Sari në violinë, Antonio Gashi në violonçel dhe Yeşim Gökalp në piano.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
“PriVocalFest” – gati për edicionin e tetë, sonte në emisionin “Express”
-
Romantizmi në formatin kamertal si udhëtim unik muzikor
-
Dialogu i violinave në hapjen e “KamerFestit” me barok e romantizëm
-
Orkestra e Filarmonisë dëshmon nivelin e lartë së bashku me “KamerFestin”
-
Piano e trio harqesh me kontrastet e veprave romantike