Prishtinë, 31 tetor – Trioja e njohur për publikun kosovar është ribashkuar për një koncert me vepra kapitale të muzikës klasike. Violinistja Sihana Badivuku, pianisti Derek Han, e violonçelisti Frank S. Dodge, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë prezantuar para publikut të hënën mbrëma me koncertin “Piano trio të përzgjedhura”.
Koncerti i nëntë me radhë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale, “KamerFest”, ka nisur me veprën e Ludwig van Beethovenit, “Piano trio në B-dur” e njohur edhe si “Archduke”. E realizuar më 1811, vepra i është kushtuar dukës Rudolph të Austrisë. Ai ishte një pianist amator dhe student i Beethovenit për kompozim. Kjo është vetëm një prej 13-të kompozimeve që Beethoveni ia kishte kushtuar atij.
e ndarë në katër kohë nën interpretimin e tre instrumentistëve ka ardhur fuqishëm para publikut në numër jo të madh. Për më shumë se gjysmë ore artistët kanë marrë me vete publikun në udhëtimin e veçantë muzikor.
Pianistja Lejla Pula ka thënë se publiku kosovar është me fat për koncerte të tilla. I ka rënë në sy numri jo i madh i publikut.
“Sonte na kanë dhuruar dy trio që nuk janë luajtur shpesh në Kosovë. E me sa di unë, e dyta nuk është luajtur asnjëherë”, ka thënë ajo.
Edhe
Autobiografia muzikore e Beethovenit – festë historike në Prishtinë
Violonçelisti Frank S.Dodge ka thënë se kanë përzgjedhur një program që dëgjohet rrallë. Ai është bashkëpunëtor shumëvjeçar i festivalit “KamerFest”.
Pianisti Derek Han veprat e interpretuara i ka kualifikuar si të mrekullueshme/Sh.Maxharraj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).