Muzikës së lehtë shqiptare nga sonte do t’i mungojë një emër i shquar, Irfan Blakçori, i cili ia kushtoi gjithë jetën tingujve dhe fjalëve.
Në orët e mbrëmjes ai është ndarë nga jeta dhe lajmin për ikjen e tij e kanë dhënë miqtë nëpërmes rrjetit social Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKantautori Blakçori ishte padyshim një nga artistë më prodhimtar, i cili bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.
Disa nga këngët e tij më të njohura janë: “Zogu i plagosur”, “Antigona”, e shumë të tjera.
Ndërkohë, Ministria e Kulturës përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët e Blakçorit.
Telegrami:
E nderuara familja Blakçori,
Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kantautorit të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh.
Irfani u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës së lehtë shqipe.
Me kontributin dhe punën e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Padyshim mbetet një nga artistët më prodhimtarë, i cili ka bërë publikun për vete me zërin e tij unik si dhe tekstet e bukura që shkruante.
Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës së lehtë shqipe.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Irfan Blakçorit.