Autori dhe këngëtari i shumë hiteve italiane Toto Cutugno, i cili njihet si një nga interpretuesit më të mëdhenj të muzikës italiane, vdiq të martën në Milano.
Cutugno mbushi 80 vjet në korrik. Ai vdiq “pas një sëmundjeje të gjatë, dhe shëndeti i tij ishte përkeqësuar muajt e fundit".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCutugno ishte një nga interpretuesit italianë më të njohur në shkallë globale. Fitoi Eurovisionin më 1990 me këngën e tij "Insieme: 1992”.
Ai ishte gjithashtu një nga kantautorët italianë më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke shkruar për artistë si Dalida, Adriano Celentano e të tjerë. Cutugno konsiderohej një ambasador i vërtetë i muzikës italiane në botë, veçanërisht në vende si Rumania, Spanja, Turqia, Gjermania dhe Rusia. Kënga e tij “L’Italiano”, e publikuar në vitin 1983, është përkthyer në shumë gjuhë dhe konsiderohet simbol i kulturës dhe identitetit italian.
Toto Cutugno mori pjesë pesëmbëdhjetë herë në Festivalin e Muzikës në Sanremo dhe fitoi në vitin 1980, me këngën “Solo noi”. Ai gjithashtu doli i dyti gjashtë herë, me këngët e tij të tjera.
Ai ishte shumë i popullarizuar në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në mesin e italianëve amerikanë të cilët vlerësuan këngët e tij dhe me ato festojnë rrënjët dhe trashëgiminë e tyre.