16 tituj të rinj do t’i sjellë për lexuesit e vet “Botimet Koha”, në Panairin e 21-të të Librit në Prishtinë.
9 prej këtyre titujve do të prezantohen për herë të parë në këtë panair, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë në ditën e parë të Panairit, vërehej interesim i madh për shtandin e Kohës, që vitin e kaluar kishte dalë më i vizituari.
Ky panair i librit, pas një kohe të gjatë, solli në Kosovë shkrimtarin Fatos Kongoli, i cili po ashtu në Panair merr pjesë me një libër të ri.
Në hapje të Panairit u tha se po synohet të rritet vetëdijesimi për të lexuar sa më shumë.
Panairi është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Prishtinës.