Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Hapet Panairi i Librit në Prishtinë

Panairi i Librit në Prishtinë u rikthye pas dy vjetësh mungesë. Me moton "Libri mbron mendjen", edicioni i 22-të i panairit mirëpret mbi 100 botues.

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, ka thënë se ky organizim tashmë ka marrë epitetin e ngjarjes së rëndësishme kulturore.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, pohoi se përgjatë viteve, panairi ka qenë një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore.

Image

Panairi do të zgjasë deri më 12 qershor, në ambientet e Pallatit të Rinisë.

Pjesë e kësaj ngjarje është edhe Botimet KOHA, që përfaqësohet me 32 tituj të rinj.

Edhe Panairi i Librit hapet me mesazhe për më shumë lexim Kulturë 1 muaj më parë Panairi i Librit hapet me mesazhe për më shumë lexim

Organizatorët presin që panairin ta vizitojnë rreth 40.000 dashamirë të librit.