Posterët për “Jurassic World: Fallen Kingdom” premtojnë se “Parku nuk ekziston”. Ndoshta kjo ka të bëjë me parandjenjën, por më shumë tingëllon sikur argëtimit i ka ardhur fundi. “Fallen Kingdom” po ashtu është pak i paqartë.
Sidoqoftë, gabimi, mund të jetë supozimi se këto fjalë nuk thonë ndonjë gjë. Kuptimi është se ky film nuk ka ndonjë gjë interesante. E kjo është larg nga më e keqja që mund të thuhet për të. Kur filmi i parë “Jurassic Park” (i bazuar në romanin e Michael Crichton) u shfaq në vitin 1993, ka qenë parabolë dhe një shembull i ambicies ekstravagante njerëzore, shkruan Koha Ditore.
Një vizionar i drejtuar gabimisht (Richard Attenborough), njëherësh qëllimmirë, kishte përdorur inxhinierinë gjenetike për të ringjallur speciet që kishin jetuar shumë kohë më parë. Një tjetër (Steven Spielberg) përdori efektet speciale për të njëjtën gjë. Rezultatet ishin pak qesharake, por gjithashtu të frikshme. Ajo ishte arrogancë. E tash është biznes.
Rizgjimi i kësaj “franchise” në vitin 2015 i dha jetë “Jurassic World”, një prej filmave me të hyrat më të mëdha. “Fallen Kingdom”, nën regji të J.A. Bayona, në të shumtën e rasteve nuk është një film joshës, më pak ambicioz sesa paraardhësi, dhe gjithashtu, për atë arsye, pak më shumë argëtues. Pjesa më e madhe argëtuese është në stil të vjetër, veçanërisht kur dinozaurët ndjekin njerëzit ose e kundërta. E një gjë e tillë ndodh shpesh... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Spielberg i rikthehet zhanrit fantastiko-shkencor me “Disclosure Day”
-
“The Wizard of Oz” në Sferën e Las Vegasit, e ardhmja e kinemasë apo fundi i saj?
-
“Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri
-
Prapaskenat e “The Odyssey”: Nga Homeri tek iso-polifonia shqiptare
-
Andy Serkis mbron mungesën e diversitetit në kastin e “Lord of the Rings”