Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jeta tragjike e Amy Winehouse

Duke u rritur, Amy Winehouse dëshironte veç një gjë: të performonte. Vajza e një taksistit dhe një farmacisteje, që ishte rritur në periferi të Londrës, në Southgate, Winehouse bezdisej në shkollë dhe rebelohej kundër mësimdhënësve të saj, për shkak se ishte e interesuar në vetëm një lëndë: muzikë.

Në moshën 12 vjeçe Amy me shumë vetëbesim kishte konkurruar në shkollën prestigjioze të teatrit “Sylvia Young Theater School”, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.

Në aplikacionin e saj kishte shkruar: “do të mund të thosha se jeta ime shkollore dhe notat janë të mbushura me ‘mund t’ia dalë më mirë’; dhe ‘nuk e vë në funksion potencialin e saj të plotë’. Dëshiroj të shkoj diku ku mund të shtrihem në kufijtë e mi dhe mbase edhe përtej tyre. Të këndoj gjatë orëve mësimore pa më thënë se duhet ta mbyll gojën…por më së shumti e kam ëndërr të bëhem shumë e famshme. Të punoj në skenë. Është një ambicie jetësore. Dëshiroj që njerëzit ta dëgjojnë zërin tim dhe thjesht…t’i harrojnë telashet për pesë minuta”.

Drejtoresha e shkollës ishte mahnitur nga talenti i Amyit: “është vështirë ta shpjegoj se sa shumë më ka goditur me qasjen e saj unike, edhe si kompozitore, edhe si performuese, nga momenti kur për herë të parë erdhi në dyert e shkollës, në moshën 13 vjeç, me të njëjtin stil të flokëve, siç e ka pasur edhe më vonë”. Aftësitë e jashtëzakonshme do ta vinin atë në të njëjtën kategori me Judy Garland apo Ella Fitzgerald. Amy ishte e stërlumtur kur u pranua në shkollën e Londrës që ka nxjerrë talente më të mirënjohura.

Amy Winehouse ishte veç 19-vjeçare kur nënshkroi kontratën e parë për incizim. Një vit më vonë, më 2014, albumi i saj debutues, “Frank” u lansua dhe menjëherë arriti të rangohej në vend të tretë të toplistave muzikore britanike. Amy jo vetëm që këndonte, por gjithashtu shkruante për jetën e saj. Në albumin “Frank” ajo fliste edhe për lidhjen që kishte pasur me ish-të dashurin.

Edhe Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit Showbiz 4 muaj më parë Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit

Amy ishte grua e bardhë me zërin “soul” të një gruaje me ngjyrë, dhe ky fakt i kishte entuziazmuar kritikët e muzikës, vetë ajo ishte e inspiruar nga vitet ’60, dhe kishte thënë se idhuj të saj janë Vaughan, Dinah Washington dhe Ella Fitzgerald. Këngëatarja unike poashtu ishte shquar për stilin e modës të inspiruar nga vitet ’60, me flokët e veçantë dhe vijën e trashë e të zezë që aplikonte në sy.

Por suksesi i saj më i madh u shoqërua njëkohësisht edhe me momente të sikletshme në skenë dhe një frikë të saj që të performonte para audiencave të mëdha. Sikur për ta kompensuar këtë, ajo nisi të shkonte nëpër klube nate dhe bare pas koncerteve, dhe aty e zbrazte gjithë presionin duke pirë alkool... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)