Pesëqind vjet më parë një akademik i panjohur gjerman do ta bënte një ftesë publike për debat teologjik. Dhe në fakt, nuk ka as edhe arsye pse ne duhet ta dimë që kishte ndodhur kjo.
Ishte një praktikë krejt rutinë në botën e universitetit, jo më pak se mënyrë për trajnimin e studentëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë e vërtetë që profesori kishte zgjedhur një temë të ndjeshme: shitjen e indulgjencave, një mjet i famshëm me të cilin të krishterët jepnin kontribut financiar për kishën në këmbim të shpresës për faljen e mëkateve në botën e përtejme, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Por ai nuk ishte i pari që kritikoi indulgjencat dhe këtë e kishte bërë pa shumë shpresë që teologët do të mund ta dëgjonin thirrjen e tij për ta diskutuar këtë çështje: në fakt debati nuk ngjau asnjëherë.
Më 1517, Martin Lutheri ishte një akademik i panjohur në kërkim të një kauze. Vetëm pak vite më vonë, ai ishte një nga autorët më të botuar në të ashtuquajturën histori e krishterimit. Deri në vdekjen e tij më 1546, kisha u shndërrua në vend konkurrent i rrëfyesve, protestantë e katolikë, me pasojat që ende i jetojmë edhe sot.
Pjesa më e madhe e karrierës së Lutherit është krejtësisht e pamundur të dihet. Është e vështirë të shihet sesi, në një botë pa komunikim të medieve moderne, shumëkush kishte shkuar ta dëgjojë Lutherin dhe idetë e tij. Ai nuk ishte fort i mirënjohur a autor i respektueshëm.
Nuk kishte publikuar thuajse asgjë virtualisht dhe po jepte mësim në një universitet jo fort të dalluar, të vendosur në verilindje të Gjermanisë. 95 tezat e tij kishin një lloj zemërimi që mund të ngrinin vetullat në qarqet e sofistikuara të akademikëve, por ato qenë shkruar në latinisht, gjuhën në të cilën debatonin studiuesit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.