Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Flick: Duam ta bëjmë të pamundurën të mundur

Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, të hënën ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit.

Barça kërkon të përmbysë disavantazhin prej katër golash për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Mbretit për të dytin vit radhazi.

Atletico më 12 shkurt e fitoi gjysmëfinalen e parë ndaj Barçës në “Metropolitano Stadium” me rezultatin e thellë, 4:0.

Gjiganti katalunjas të martën nga ora 21:00 në “Camp Nou” e pret Atleticon në ndeshjen e kthimit.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick, ka theksuar se skuadra dëshiron ta bëjë të pamundurën të mundur.

Edhe Flick thumbon Realin: Atmosfera te Barça, e veçantë Futboll 2 muaj më parë Flick thumbon Realin: Atmosfera te Barça, e veçantë

“Është gjithmonë më mirë të mendosh për golin e parë fillimisht. Duhet të jemi të zgjuar. Do të jemi të etur për të shënuar. Pash një ekip krejtësisht të ndryshëm në ndeshjen e fundit, me shumë intensitet në lojë. Duhet të luajmë së bashku, si ekip. Ky është çelësi. Mendoj se të gjithë e dinë që jemi katër gola prapa dhe duam ta bëjmë të pamundurën të mundur. Nuk do të dorëzohemi. Është një ndeshje e rëndësishme. Duhet të besojmë”, deklaroi gjermani Flick.

Barça në duelin ndaj Atleticos do të jetë pa qendërsulmuesin kryesor, Robert Lewandowskin, i cili është i lënduar.