Ish-qiraxhiu i Kalasë së Vushtrrisë – kontrata e të cilit u shkëput njëanshëm nga Instituti për Mbrojtje të Monumenteve të Kosovës që tërthorazi e pranoi se ishte e jashtëligjshme – ka bërë kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Drejtorisë së Kulturës në këtë Komunë, Shpresa Rama, shkruan sot Koha Ditore.
Nëpërmjet një njoftimi për media, të cilit ia ka bashkangjitur edhe kallëzimin penal, Mentor Salihu, pretendon se Rama ka kryer disa vepra penale, përfshirë mashtrimin, hakmarrjen, keqpërdorimin e detyrës dhe autoritetit zyrtar, konflikt interesi dhe ushtrim ndikimi. Kallëzimi penal i është drejtuar Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ditën e shkëputjes së kontratës, Skënder Musa, avokat i ish-qiramarrësit Salihu, kishte paralajmëruar padi ndaj IKMM-së me arsyetimin se vendimi i njëanshëm i IKMM-së është i jashtëligjshëm dhe se Salihu është dëmtuar. (Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore).