Tiranë, 30 gusht - Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar “Belcanto Dolcinio”, festival i cili do të mbahet në Ulqin në datat 7-9 shtator.
Sopranoja do të performojë së bashku me pianistin virtuoz Genc Tukiçi, në pjesën e vjetër të qytetit turistik, aty ku edhe do të kenë mundësi shumë qytetarë ta përcjellin koncertin e Inva Mulës. Sopranoja do të intepretojë në skenë më 9 shtator, në ora 20:00.
Mula ka lindur në vitin 1963, ndërsa ka fituar disa konkurse të rëndësishme, përfshirë Operalia, Butterfly në Barcelonë dhe çmimin “Këngëtarja Shqiptare” në fund të viteve ’80-të.
Artikuj të ngjashëm
-
Inva Mula më 5 shtator mban koncert në Palermo kushtuar Nënë Terezës
-
Inva Mula pushton Kalanë e Ulqinit me frymën e skenave botërore
-
Pritje e jashtëzakonshme për Inva Mulën në Ulqin
-
Inva Mula koncert me shqiptarët më të famshëm në Vjenë
-
Maestro Bellucci rikthehet në skenën e zbehtë me shkëlqimin e ngjyrave muzikore