Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Intelektuali i shkallëve elitare

Shkruan Arben Veselaj

Të hënën e javës që po e lëmë pas, në moshën 59-vjeçare, iku në të përtejmen gazetari dhe shkrimtari Ragip Sylaj.

Njerëzit të cilët kanë punuar me të, që e kanë njohur, apo ata që kanë pasur ndonjë marrëdhënie sado të vogël me të, e kujtojnë me respekt të veçantë dhe nderim të madh, shkruan Koha Ditore.

Lajmi i së hënës mbrëma për vdekjen e Sylajt qe tronditës për komunitetin e gazetarëve dhe artistëve shqiptarë gjithandej. Në kujtesën e të gjallëve ai do të mbahet mend si njëri nga poetët, prozatorët dhe eseistët më të talentuar të letërsisë shqipe.

Librat e tij të shumtë janë vlerësuar gjithmonë lart nga kritika, ndërsa emri i tij radhitet ndër shkrimtarët më produktivë dhe më dinamikë të letërsisë bashkëkohore shqipe. Për krijimtarinë letrare ai ka marrë shumë çmime. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës, si: në anglisht, gjermanisht, pastaj sllovenisht, italisht, kurse në gjuhën rumune është botuar një përmbledhje që përfshin krijimtarinë më të mirë poetike të tij... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)