Humbje e madhe për artin teatror dhe kinematografik është konsideruar ndarja nga jeta e kolosit artistik, Hadi Shehu.
Me ngjyrimet, shkëlqimin dhe gamën e gjerë të roleve të tij të shumta, ai do të vazhdojë të jetë shembull për brezat e artistëve të rinj, u tha në mbledhjen komemorative, e cila u mbajt të hënën pasdite në Shtëpinë e Kulturës në Gjakovë, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit aktorit të njohur, Hadi Shehu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjithë të pranishmit e kësaj mbledhjeje përkujtuese e nderuan atë me një minutë duartrokitje në vend të heshtjes.
Krijimtaria artistike e Hadi Shehut, u tha se do të mbetet testament frymëzues në historinë e artit shqiptar.
Në karrierën e tij artistike, Hadi Shehu ka luajtur afër njëqind e shtatëdhjetë role në teatër dhe film.
Shehu, i cili mori medaljen presidenciale të meritave para tri vitesh, u veçua për rolet kryesor të cilat i luajti në dramat: “Epoka para Gjyqit”, “Dragoi i Dragobisë”, “Armiku i popullit”, “Halili e Hajria” e “Tartufi”.
Krahas paraqitjeve në teatër, ai prej viteve ’70, ka luajtur në filmat: “Si të vdiset”; “Kur pranvera vonohet”; “Era dhe Lisi”; “Gjurmëve të bardha”, “Era e Mollës”.
Aktori Hadi Shehu, i cili ishte themelues i Teatrit të Gjakovës, u nda nga jeta të dielën e 12 marsit, ndërsa pas homazheve varrimi i tij u bë në varrezat e qytetit në Gjakovë.