Prizren, 21 maj – Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore me një qasje të re. Prej muajsh ka filluar zbatimin e një projekti të edukimit të të rinjve mbi vlerat e trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të këtij projekti, së fundmi ka publikuar edhe doracakun “Hyrje në trashëgiminë kulturore”, që u shërben informimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi vlerat e trashëgimisë kulturore.
“Duke pasur parasysh që jetojmë në qytetin e Prizrenit, që krenohet me trashëgiminë e pasur kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore nëpërmjet këtij doracaku do t’u ofrojë të rinjve një pasqyrë të përgjithshme të trashëgimisë kulturore. Edukimi i të rinjve mbi vlerat e trashëgimisë kulturore do t’i bëjë më të përgjegjshëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftimin e QRTK-së.
Autori i këtij doracaku, Rexhep Ahmetaj ka shpjeguar se ai është pjesë e projektit “Edukimi i të rinjve mbi trashëgiminë kulturore”. Ahmetaj, që njëherësh është edhe ideatori i projektit, ka sqaruar se ai ka filluar në fund të vitit 2018 të mbajë ligjërata mbi trashëgiminë kulturore nëpër disa shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në qytetin e Prizrenit, trevën e Hasit dhe të Anadrinisë. Ka theksuar se me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, QRTK-ja në Prizren ka botuar doracakun, që shërben për vetëdijesimin e të rinjve mbi vlerat e trashëgimisë kulturore.
QRTK-ja në fund të vitit të kaluar pati njoftuar se ka filluar të zbatojë projektin “Edukimi i të rinjve mbi trashëgiminë kulturore”.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Dy institucione zotohen për projekte konkrete në trashëgiminë kulturore të Prizrenit
-
Në Preshevë realizohet projekti për edukimin e të rinjve nëpërmjet trashëgimisë kulturore
-
Projektligji rrit dhe fuqizon Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore
-
Reforma në mbrojtje të trashëgimisë me më shumë inspektorë e kompetenca
-
Themelohet Grupi Koordinues Ndërinstitucional për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore