Para se të shkruaja romanin punova si këshilltare vullnetare nëpërmjet telefonit, më pas në një organizatë lokale rinore bamirësie, dhe më pas shkruaja dhe redaktoja materiale mbi abuzimet e të drejtat e njeriut për organizata joqeveritare.
Ani pse zyrat dallonin, puna gjithmonë fillonte me dëgjimin e dëshmive personale dhe më pas ofrimi i përmbajtjes: raportet shkonin në skedarë të brendshëm apo tek shërbimet sociale. Raportet për të drejtat e njeriut u publikuan dhe cituan nga organizata të mëdha, siç është “Human Rights Watch” dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan Preti Taneja në Koha Ditore.
Puna më çoi nëpër Britani të Madhe dhe Irlandë. Shkova në Jordani, ku minoritetet fetare dhe etnike në Irak si jazidët dhe mandanët, të cilët kishin ikur nga lufta, ndanë kujtimet e tyre me mua. Në Ruandë, gratë të cilat i kishin mbijetuar gjenocidit të vitit 1994 më sollën fotografi të të afërmve që kishin humbur.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)