Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Harpisti që zgjon të brendshmen e shpirtit

Kur zhgrehen telat e një harpe, një tingull magjik sikur përshkon thellësitë e shqisave dhe mendjes njerëzore. E konsideruar për mijëra vjet si vegël muzikore me të cilën endeshin lirikat e antikitetit, harpa është vetë imazhi i shpirtrave të kulturuar.

“Një harpë mund të jetë e rrezikshme sa një shpatë, nëse është në duart e duhura”, shkruan diku novelisti amerikan George R. R. Martin, shkruan sot “Koha Ditore”. Me një histori që shkon deri në mugëtirën e kohërave, rreth 3.500 vjet para Krishtit, harpa mendohet të jetë si instrumenti më i vjetër me tela në qytetërimet evroaziatike.

Harpat më të vjetra janë gjetur në Sumer, por ato shfaqen edhe në vizatimet në varrezat e vjetra egjiptiane, njësoj sikurse të tilla janë dëshmuar arkeologjikisht edhe tek hitet. Të rrallë janë ata që mësyjnë me të parën harpën, por të shumtë janë ata që kur e kanë provuar një herë janë fanepsur tërë jetën pas saj.

Një rrëfim të tillë ka edhe harpisti nga Ankaraja, Çağatay Akyol, i cili më 19 qershor mbajti një koncert recital në Prishtinë, bashkë me flautisten Erëmira Çitaku.

Salla e improvizuar në formë amfiteatri brenda bibliotekës kombëtare të Kosovës, “Pjetur Bogdani” ishte ëmbëlsuar për më shumë se një orë nga tingujt e gërshetuar të flautit dhe harpës teksa përvijoheshin sa e sa shkëputje lirike nga kompozitorë të ndryshëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm