Është hapur edhe zyrtarisht panairi i librit “Prishtina 2017”.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje kanë thënë se mbi një mijë tituj të rinj do të prezantohen në këtë edicion të Panairit, i 19-ti me radhë.
E shtandi më i vizituar në vitet e fundit, ai i Botimeve KOHA, vjen me tetë tituj të rinj enkas për këtë Panair. Kjo shtëpi botuese sjell vëllimin e tretë të shënimeve heretike të publicistit, shkrimtarit dhe politikanit Veton Surroi.
Pas veprave publicistike “Këmbët e Gjarprit” dhe “Ambasadori i Melkizedekut”, Surroi vjen me “Gorillat që s'i pamë”, që, siç përshkruhet, është edhe një kritikë ndaj klanit “Pronto”, ideologjisë së bullshitit dhe veprimeve që e kanë ringjallur Milosheviqin në Kosovë e Serbi.
Botimet KOHA në këtë edicion shpalos para lexuesve edhe titujt “Fillimi i një fundi”, me autore Majlinda Bregasin, vëllimin e katërt të veprës monumentale në shqip dhe anglisht, “Monument” të Artan Krasniqit, veprën e fundit të një prozatori të rrallë, “Historia e parrëfyer e mustaqeve të zotit president” nga Virgjil Muçi, biografinë fascinante “Muhamedi, një profet për kohën tonë”, shkruar nga historiania, ekspertja e religjionit, Karen Armstrong, “Mbretëresha e Malësisë”, vepër kushtuar Edith Durhamit nga Marcus Tanner, “100 Logot e Kosovës” të Luan Tashit dhe ribotimin e plotësuar të librit “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” të autorit Zejnullah Gruda.
-
Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë, Grupi KOHA prezantohet me 8 tituj të rinj
-
Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë, Grupi KOHA prezantohet me 8 tituj të rinj
-
Hapet Panairi i Librit në Tiranë, KOHA me 70 tituj
-
Botimet “KOHA” me mbi 100 tituj dhe zbritje deri në 70 për qind
-
Sot panairi “Prishtina 2018”, Botimet KOHA me tetë tituj ekskluzivë