Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë, Grupi KOHA prezantohet me 8 tituj të rinj

Shtandet e librave u janë rikthyer sallave të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Pasditen e së hënës kanë përfunduar përgatitjet teknike sa i përket hapësirës, e cila për gjashtë ditë pritet të jetë nikoqire e rreth 40 mijë vizitorëve.

Ka mbetur që shtëpitë botuese të kujdesen për detajet e shtandeve të veta dhe t’i furnizojnë ato me tituj të librave deri sot (e martë) në orën 18:00, kur edhe zyrtarisht do të hapë dyert ngjarja më e madhe e librit në vend, panairi i librit “Prishtina 2017”, shkruan sot “Koha Ditore”. Organizatorët e kësaj ngjarjeje kanë thënë se mbi një mijë tituj të rinj do të prezantohen në këtë edicion të Panairit, i 19-ti me radhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E shtandi më i vizituar në vitet e fundit, ai i Botimeve KOHA, vjen me tetë tituj të rinj enkas për këtë Panair. Kjo shtëpi botuese sjell vëllimin e tretë të shënimeve heretike të publicistit, shkrimtarit dhe politikanit Veton Surroi.

Pas veprave publicistike “Këmbët e Gjarprit” dhe “Ambasadori i Melkizedekut”, Surroi vjen me “Gorillat që s'i pamë”, që, siç përshkruhet, është edhe një kritikë ndaj klanit “Pronto”, ideologjisë së bullshitit dhe veprimeve që e kanë ringjallur Milosheviqin në Kosovë e Serbi.

Botimet KOHA në këtë edicion shpalos para lexuesve edhe titujt “Fillimi i një fundi”, me autore Majlinda Bregasin, vëllimin e katërt të veprës monumentale në shqip dhe anglisht, “Monument” të Artan Krasniqit, veprën e fundit të një prozatori të rrallë, “Historia e parrëfyer e mustaqeve të zotit president” nga Virgjil Muçi, biografinë fascinante “Muhamedi, një profet për kohën tonë”, shkruar nga historiania, ekspertja e religjionit, Karen Armstrong, “Mbretëresha e Malësisë”, vepër kushtuar Edith Durhamit nga Marcus Tanner, “100 Logot e Kosovës” të Luan Tashit dhe ribotimin e plotësuar të librit “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” të autorit Zejnullah Gruda.

Menaxheri i shitjes në Grupin KOHA, Fidan Imeri, ka thënë se Botimet KOHA pos tetë titujve enkas për edicionin e sivjetmë, në hapësirën kohore midis dy panaireve vjen me gjashtëmbëdhjetë tituj të rinj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.