Prishtinë, 4 tetor – Në kuadër të edicionit të parë të Panairit Vjeshtor të Librit”, “Botimet KOHA” është njëri prej 50 botuesve pjesëmarrës. Në një shtand të vetin do të prezantojë të gjithë titujt e vet. E po ashtu për të gjithë adhuruesit e librit sjell edhe zbritje në çmimet e librave.
Menaxheri i shitjes në “Grupin KOHA”, Fidan Imeri, ka thënë se “Botimet KOHA” do të prezantohen në këtë panair me 125 tituj.
“Tituj të rinj nuk do të ketë. Do të prezantohemi me 125 tituj dhe do të ketë zbritje deri në 70 për qind”, ka thënë Imeri.
Në mesin e veprave që lexuesit mund t’i gjejnë, pos të tjerash janë edhe veprat publicistike e letrare të Veton Surroit prej “Lopa e macchiatos”, “Gorillat që s’i pamë” e deri te “Këmbët e Gjarprit” “Ambasadori i Melkizedekut” e të tjera. “Botimet KOHA” shpalos para lexuesve edhe titujt “Fillimi i një fundi”, me autore Majlinda Bregasin, pesë vëllimet e veprës në shqip e anglisht, “Monument” të Artan Krasniqit, veprën e fundit të një prozatori të rrallë, “Historia e parrëfyer e mustaqeve të zotit president” nga Virgjil Muçi, biografinë fascinante “Muhamedi, një profet për kohën tonë”, shkruar nga historiania, ekspertja e religjionit, Karen Armstrong, “Mbretëresha e Malësisë”, vepër kushtuar Edith Durhamit nga Marcus Tanner e shumë të tjera.
-
Botimet “KOHA” zbret çmimin e librave për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë
-
Panairi i çerekshekullit afër lexuesit, Botimet KOHA me ofertë unike
-
Panairi gjallërohet në ditën e tretë, më pak vizitorë se vitin e kaluar
-
Njëqind botues, gati për Panairin e Librit i cili pret 40 mijë vizitorë
-
Botimet KOHA me libra të rinj në Panair, “Viti i qirinjve” zbërthen nyjat e 1990-s