Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Han Kang merr "Nobelin" për letërsi

han kang - shkrimtare jugkoreane fituese e Cmimit Nobel per Letersi per vitin 2024

Shkrimtarja jug-koreane Han Kang ka marrë çmimin "Nobel" për letërsi për vitin 2024.

Ajo, nga Akademia Suedeze që e ndan çmimin, është nderuar për “prozën e saj poetike që konfronton traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.

Në veprën e saj, Han Kang tregon për traumat historike dhe brishtësinë njerëzore. 

Ndërsa ka vetëdije unike për lidhjet mes trupit e shpirtit, të gjallëve e të vdekurve, dhe në stilin e saj poetik dhe eksperimental është bërë një novatore e prozës bashkëkohore, është thënë në biografinë e Han Kang të publikuar nga Akademia Suedeze e Shkencave. 

Librat e saj përfshijnë: “The Vegetarian”, “The White Book”, “Human Acts” dhe “Greek Lessons”.

Edhe “Nobel” shkrimtares së traumave historike dhe brishtësisë së njeriut Kulturë “Nobel” shkrimtares së traumave historike dhe brishtësisë së njeriut

“Isha në gjendje të flas me Han Kangun nëpërmjet telefonit”, tha sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze të Shkencave, Mats Malm, pasi publikoi emrin e fitueses. “Ajo po kalonte një ditë të zakonshme me sa duket – sapo kishte mbaruar darkën me djalin e saj. Ajo nuk ishte vërtetë e përgatitur për këtë, por ne kemi filluar të diskutojmë për përgatitjet për dhjetor”. 


Kang do ta marrë çmimin në dhjetor. Fituesi i "Nobelit" merr 11 milionë krona suedeze (rreth 1 milion dollarë).