Komuna e Prishtinës i është kthyer sërish Hamamit të Madh nëpërmjet një iniciative të përbashkët me Agjencinë Turke për Zhvillim e Rindërtim - TIKA. Kësisoj, më shumë se një dekadë pasi nisën punimet të cilat më shumë e kanë dëmtuar objektin sesa që kanë ndihmuar restaurimin e tij, shteti dhe TIKA do të punojnë për një projekt të ri.
Të premten, drejtori i Drejtorisë për kulturë në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, së bashku me disa ekspertë turq kanë vizituar këtë objekt për ta analizuar atë sa i përket hartimit të një projekti të ri. Në të janë derdhur rreth 800 mijë. Një projekt i ri do të punohet edhe për Xhaminë e Çarshisë, restaurimi i së cilës është ndërprerë tash e katër vjet, shkruan sot Koha Ditore.
Por ende pa u hartuar projektet, brenda qeverisë komunale të Prishtinës kanë dalë deklarata kundërthënëse. Përderisa drejtori i Kulturës, Yll Rugova, i ka thënë gazetës së punimet planifikohet të nisin në Hamam në vitin e ardhshëm, kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka dalë me tjetër qëndrim...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Projekti një milion eurosh e bën Hamamin e Prishtinës “Fatih Hamami Müzesi”
-
Vendimi që rrëzon projektin për Hamamin e Madh, i pakuptueshëm për Komunën
-
Çështja e Hamamit të Madh aktivizon Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore
-
Tentimin që Hamami i Madh i Prishtinës të bëhej “Muze i Hamamit të Pushtuesit”, Komuna e cilëson keqkuptim e gabim teknik
-
Komuna e TIKA merren vesh për restaurimin e Hamamit të Madh